Bashkia e Shkupit: Nuk do ta tolerojmë parkimin e parregullt as për makinat diplomatike

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Nuk do ta tolerojmë parkimin e parregullt as për makinat diplomatike

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:32
Foto

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, disa herë me shkrim i ka njoftuar ambasadat të cilat nuk i respektojnë rregullat për parkimin e veturave të tyre zyrtare, se të njëjtat duhet t’i parkojnë në vendet e shënuara për parking.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se NP “Parkingu i qytetit” çdo ditë ballafaqohet me parkim të parregullt të makinave me tabela diplomatike.

“Bashkia e Shkupit i informon gjitha përfaqësitë e shteteve të huaja në vendin tonë, se makinat e tyre zyrtare duhet t’i parkojnë në vendet e parapara për parking në qytet, në të kundërtën makinat e tyre do ta trajtohen sikur gjitha makinat tjera të parkuara në mënyrë jo të rregullt”, thuhet në njoftim.

Nga Bashkia e shtojnë se makinat diplomatike duhet të jenë të parkuara në mënyrë të rregullt, në mënyrë që të mos e rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat