Autostrada Shkup-Bllacë, procedura e tenderimit përfundon në fund të nëntorit

Shkupi

Autostrada Shkup-Bllacë, procedura e tenderimit përfundon në fund të nëntorit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev ka shpjeguar arsyet se përse po vonohet fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup- Bllacë.

“Kemi publikuar para disa ditëve, unë kam folur tashmë dy herë në Kuvend, procedura kah fundi i tetorit është rikthyer, e rishkruar, pasi për herë të parë u paraqit vetëm një kontraktues i cili ishte për 3 milionë euro më i shtrenjtë se vlera e projektuar. E di prej drejtorit të ndërmarrjes për rrugë shtetërore se tanimë ka më së paku dy kompani të interesuara, procedura po vijon, ka kohë që të paraqiten, ne kemi bërë apel tek vendet fqinje, tek kompanitë vendore, të paraqiten të gjitha kompanitë e tyre të ndërtimit.

Shpresojmë se procedura e tenderimit, e cila, nëse nuk gënjehem, përfundon në pjesën e dytë të nëntorit. Nuk na duhet diçka e veçantë të presim nëse do të kalojë diçka ose jo, mundemi në dhjetor apo janar, menjëherë të fillohet me punë. Pjesa e parë e autostradës Shkup- Bllacë”,tha Zaev.

Ai shtoi se qëllimi ishte ky, të fillohet pjesa e parë, derisa ndërtohet pjesa e parë, menjëherë do të publikohet pjesa e dytë, që pres diku në shkurt, mars, prill, të publikohet tenderi i dytë që të mund edhe 10 kilometrat e mbetura të ndërtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat