Shkup, 11 të lënduar në nëntë aksidente

Shkupi

Shkup, 11 të lënduar në nëntë aksidente

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:12
Ilustrim

Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në nëntë aksidentet e shkaktuara që kanë ndodhur gjatë ditë së djeshme në Shkup.

Siç njoftojnë nga SPB, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 16 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë, 11 shoferë që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë pa leje vozitje, dy shoferë fillimtar, 12 automjete të paregjistruar dhe dy automjete të ngarkuara.

Për parkim të parregullt janë shqiptuar 83 gjoba ndërsa me automjetin ‘Karoteci’ janë ngritur 68 automjete.

Janë evidentuar edhe shtatë këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, gjashtë shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy shoferë për tejkalim të parregullt, një motoçiklist për mospërdorimin e helmetës, nëntë vozitës për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 21 shoferë për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat