Arrestohet dadoja, sulmoi fizikisht një fëmijë 2 vjeçar - Bota Sot
Arrestohet dadoja, sulmoi fizikisht një fëmijë 2 vjeçar

Shkupi

Arrestohet dadoja, sulmoi fizikisht një fëmijë 2 vjeçar

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 11:44
Ilustrim

Një dado nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi ishte denoncuar se fizikisht ka sulmuar një fëmijë të moshës dy vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë ditës së djeshme në ora 15:57 minuta në Shkup, zyrtarë policorë, kanë privuar nga liria personin me iniciale ZH.P. 59 vjeçe nga Shkupi. 

Arrestimi pasoi pas denoncimit nga ana e M.A., pronar i një restoranti. Ai ka denoncuar se në këndin për fëmijë të restorantit, e denoncuara fizikisht ka sulmuar një fëmijë. 

Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e angazhuar si dado tek D.D. nga Shkupi, dhe se fizikisht ka sulmuar djalin e tij, 2 vjeçar. Hetim në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat