Në Shkup vetëm brenda 6 orëve kapen 100 shoferë të dehur

Shkupi

Në Shkup vetëm brenda 6 orëve kapen 100 shoferë të dehur

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 13:57
Shkup

Mbrëmë në periudhën mes orës 22:00 deri në orën 04:00, në territorin e qytetit të Shkupit, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëveprim me policinë edhe nga sektorët tjerë dhe Njësinë mobile për siguri në komunikacion të rrugëve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka realizuar kontroll në komunikacionin rrugor për zbulimin e shoferëve të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Me këtë rast janë sanksionuar 100 shoferë, te të cilët është zbuluar prani e alkoolit. Janë zbuluar edhe 51 kundërvajtje të tjera për të cilat janë shqiptuar sanksione përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat