Pesëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, tre persona të lënduar

Shkupi

Pesëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, tre persona të lënduar

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një këmbësor, një bashkudhëtar dhe një çiklist kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nëntë persona lëndime të lehta trupore në dhjetë nga gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës dhe natës së fundit në Qytetin e Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB- Shkup, policia ka përjashtuar dy shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili ka drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit, tetë shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt është shqiptuar edhe një dënim, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 77 vetura.

Janë dënuar edhe 14 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, një shofer i cili ka kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk ka dhënë leje për kalim të këmbësorëve në vijat e bardha dhe një për parakalim jo të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat