Dhjetë aksidente në Shkup me disa të lënduar

Shkupi

Dhjetë aksidente në Shkup me disa të lënduar

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një këmbësorë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona tjera kanë marrë lëndime më të lehta në 10 aksidentet që kanë ndodhur në Shkup.

Nga komunikacioni, sipas SPB Shkup, policia ka përjashtuar tetë shoferë para se të marrin lejen e vozitjes dhe gjashtë automjete të paregjistruara.

Për parkim të parregullt është shqiptuar vetëm një dënim, ndërsa me automjetin ‘Karoteci’ janë ngritur 92 automjete.

Gjithashtu janë dënuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në të kuqe, katër shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe dhe një shofer i cili nuk ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat