Bytyqi në Shkup, takon ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore

Shkupi

Bytyqi në Shkup, takon ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 15:35
Bytyqi në Shkup, takon ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Shkup me ministrin e Arsimit të Maqedonisë Veriore, Arbër Ademi, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Të dy ministrat deklaruan se edhe bashkëpunimi i deritanishëm mes Kosovës dhe Maqedonisë në arsim ka qenë i shkëlqyeshëm, por theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë këtij takimi, ministrat Bytyqi dhe Ademi vunë theksin te arsimi i lartë, ku bashkëpunimi mund të ndikojë në ngritjen e cilësisë, që është edhe qëllim i të dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat