Gjendet i vdekur 40 vjeçari në Shkup

Shkupi

Gjendet i vdekur 40 vjeçari në Shkup

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:44
Ilustrim

Dje paradite në Shkup është gjetur një 40 vjeçar i vdekur në shtëpinë e tij.

Mjeku ka konstatuar se nuk ka pasur shenja të dhunës në trupin e tij.

“Më 03.12.2019 në orën 11:00 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë në rrugë ‘Lovqenska’ në Shkup, është gjetur i vdekur personi B.S (40). Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja të dhunës”, njoftojnë nga MPB.

Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat