Shkup, lëndohet një policë gjatë parandalimit të kryerjes së një vjedhje

Shkupi

Shkup, lëndohet një policë gjatë parandalimit të kryerjes së një vjedhje

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Më 08.12.2019 në SPB Shkup është paraqitur se në orën 17:00 në rrugën “Metodija Mitevski”, para objektit të shitjes, polici J.J. i cili nuk ishte në punë për momentin, ka provuar të ndalojë dy persona për të cilët dyshohej se ata do të kryenin krim në objekt.

Në drejtim të tij është gjuajtur me armë zjarri. J.J. pësoi një dëmtim në krah dhe është transferuar në spital për dhënie të ndihmës mjekësore.

Po punohet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat