Gjashtë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar

Shkupi

Gjashtë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një person është lënduar, në një nga gjithsej gjashtë aksidente që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

SPB Shkup informon se policia e trafikut ka zbuluar dhe gjobitur dy shoferët, të cilët i kanë drejtuar makinat e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe katër makina të paregjistruara.

Është sanksionuar edhe një shofer, i cili ka kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit dhe një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në vija të bardha.

Gjithashtu janë gjobitur tetë këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe tre të tjerë të cilët e kanë kaluar rrugën nën dritën e kuqe të semaforit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat