Shkupi synon rekordin “Guinness” me “bredhin prej njerëzve”

Shkupi

Shkupi synon rekordin “Guinness” me “bredhin prej njerëzve”

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve “Guinness” dhe atë duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri, me njerëz të gjallë.

Pjesëmarrësit vendosën qese plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim të krijojnë formën e pemës së vitit të ri.

Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do ti dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur rekordi “Guinness”.

Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, me njerëz të gjallë është bërë në Indi, në vitin 2015.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat