Shkupi me “bredhin prej njerëzve”, synon rekordin Guiness

Shkupi

Shkupi me “bredhin prej njerëzve”, synon rekordin Guiness

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Gines dhe atë duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri, me njerëz.

Pjesëmarrësit vendosën qese plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim të krijojnë formën e pemës së vitit të ri.

Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Të gjitha incizimet nga ky manifestim do ti dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur rekordi Guiness.

Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, me njerëz është bërë në Indi, në vitin 2015.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat