Buxheti i Bashkisë së Shkupit për vitin 2020 parasheh rritje të mjeteve për sektorin komunal

Shkupi

Buxheti i Bashkisë së Shkupit për vitin 2020 parasheh rritje të mjeteve për sektorin komunal

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit në seancën e sotme të këshillit do ta shqyrtojë propozim-buxhetin për vitin 2020.

Rritje më e madhe e mjeteve, me propozim-buxhetin e ri parashihet të ketë në Sektorin për punë komunale, ku mjetet për vitin 2020 do të rriten për 72 përqind në krahasim me vitin 2019.

“Sipas analizave dhe vlerësimeve, me propozim-buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2020 propozohen gjithsej 7.3 milardë denarë”, thonë nga Bashkia.

Ata shtojnë se në krahasim me vitin e kaluar, buxheti i propozuar për vitin 2020 është rritur për 12 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat