Shkup, besimtarët festojnë Krishtlindjet

Shkupi

Shkup, besimtarët festojnë Krishtlindjet

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit -Krishtlindjet.

Në Maqedoninë Veriore, mbrëmë u mbajt liturgjia e shenjtë e në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup.

Në liturgji ishte i pranishëm edhe presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjeorgievska, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Darian Sotirovski, dhe përfaqësues të bashkësisë fetare.

Ipeshkvi i Shkupit  Kiro Stojanov, duke i uruar Krishtlindjet besimtarëve katolikë në liturgji i lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjeve.

Krishtlindjet sot i festojnë edhe Kisha ortodokse e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë të cilët e kanë pranuar kalendarin Gjeorgjian.

Pjesa tjetër e botës ortodokse e cila përllogarit kohën me kalendarin Julian, midis të cilëve edhe Maqedonia, Rusia, Serbia, Dioqeza e Jerusalemit, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat