Mbi 60 mijë qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia” në Shkup

Shkupi

Mbi 60 mijë qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia” në Shkup

Më: 1 janar 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Me hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mbrëmë mbi 60 mijë qytetarë nga vendi dhe nga vendet e huaja e pritën Vitin e Ri 2020 në sheshin “Maqedonia”. Organizator i festimit ishte Bashkia e Shkupit.

Festimi i Vitit të Ri në Shkup mbrëmë filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”.

Me këtë koncert përfundon edhe “Uinterlend” ose qyteti i dimrit i cili vitin e dytë me radhë organizohet në shesin e qytetit.

Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në profilin e tij në Facebook ua uroi Vitin e Ri shkupjanëve dhe shprehu falënderim për mbështetje, siç shkruan, tejkalimit të problemeve të vjetra me dekada që kanë pllakosur qytetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat