Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, tre persona të lënduar - Bota Sot
Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, tre persona të lënduar

Shkupi

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, tre persona të lënduar

Më: 8 janar 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një person është lënduar rëndë, ndërsa tre kanë marrë lëndime të lehta trupore nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në rrugën Tetovë-Shkup, pas fshatit Zhelinë, në mes veturës “Fiat Punto” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.S. (53) nga Kopance dhe automjetit ngarkues “mercedes” me targa të Shqipërisë e drejtuar nga A.S. (47) nga Shqipëria.

Siç informojnë nga MPB, në aksidentin i cili ka ndodhur në orën 22:15 lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari i “Fiat Punto” N.S. (28), ndërsa lëndime të lehta kanë marrë L.S. (49) dhe T.M. (33).

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinikë të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e policisë nga SPB Tetovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat