Komuna Qendër në Shkup shtrenjtoi parkingun për 20 denarë

Shkupi

Komuna Qendër në Shkup shtrenjtoi parkingun për 20 denarë

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:41
Komuna Qendër në Shkup

Me fushatën me sloganin ‘Qendra nuk është parking’, drejtori i ndërmarrjes publike ‘Parkingjet në Komunën Qendër’, Vasko Kiçevski dhe kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq do t’i stimulojnë qytetarë të mos përdorin veturat dhe të përdorin transport publik.

Parkingu nga dita e sotme është shtrenjtuar për 20 denarë në orë, ndërsa autoritetet lokale theksojnë se kjo masë do ta ulë ndotjen e ajrit. Çmimi i vjetër 40 denarë për një orë, prej tani po rritet për 20 denarë.

“Në Komunën Qendër jetojnë më shumë se 45.000 banorë të cilët çdo ditë po ballafaqohen me probleme serioze me parkimin dhe kalojnë disa orë me automjete të tyre duke kërkuar vend të lirë. Me qëllim që t’u mundësojmë banorëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt, më tetë janar, çmimet e parkingut për një orë në parkingjet do të shtrenjtohen për 20 denarë”, thuhet u tha para një jave në kumtesën e Komunës Qendër.

Me këtë rritje a të bëjë vetëm me pagesën e parkingut por jo edhe për çmimin e biletës mujore, parkingun ditor apo shërbimet tjera të NP ‘Parkingjet e Komunës Qendër’. Banorët e Komunës Qendër edhe më tej do të mund që falas ta përdorin parkingjet komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat