Shilegov thotë se në vitin 2019 ka pasur më pak ditë të ndotjes së ajrit

Shkupi

Shilegov thotë se në vitin 2019 ka pasur më pak ditë të ndotjes së ajrit

Më: 19 janar 2020 Në ora: 20:43
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov për emisionin “Detektor” tha se nëse krahasojmë me vitet e kaluara, duke krahasuar edhe sasinë e reshjeve dhe shpejtësinë mesatare të erës, të dhënat tregojnë se në vitin 2019 kemi pasur më pak ditë të ndotura.

“Ka gjëra që janë duke u bërë që mund të mos duken tërheqëse në ndonjë moment të caktuar, publiku mund të mos i perceptojë ato në atë mënyrë”, tha Shilegov.

Shilegov shtoi se ka rritur numrin e oxhaqeve të licencuar prej 2 në më shumë se 20, janë prezantuar invertorë si kondicionerë, është stimuluar transportin alternativ.

Mirëpo sot në Maqedoni këtë mëngjes në shumë qytete kishte ajër shumë të ndotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat