Shkupi në vendin e katërt në botë për nga ndotja e ajrit

Shkupi

Shkupi në vendin e katërt në botë për nga ndotja e ajrit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Gjatë orëve të mëngjesit Shkupi ka ndotje enorme të ajrit.

Sipas ‘Air visual’, kryeqyteti për momentin është qyteti i katërt në botë për nga ndotja e ajrit.

Në Shkup në Rektorat, Qendër apo në Gazi Babë, stacionet matëse i tejkalojnë kufijtë e lejuar të grimcave PM 10.

Pikërisht për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, Qeveria miratoi masa dhe rekomandime duke përfshirë këtu edhe transport publik dhe orar të shkurtuar të punës prej orës 11 deri në orën 17 për gratë shtatzëna, personat më të moshuar dhe të sëmurë kronikë.

Janë ndaluar edhe punët ndërtimore në Shkup ndërsa çmimet e parkingut janë rritur dyfish më shumë deri në heqjen e masave të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat