Nesër në Shkup protestohet kundër ndotjes së ajrit

Shkupi

Nesër në Shkup protestohet kundër ndotjes së ajrit

Më: 30 janar 2020 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet protestë e re kundër ndotjes së ajrit që e organizon lëvizja rinore ‘Të premtet për ardhmërinë e Shkupit”.

Të revoltuar për mosmiratimin e Ligjit kundër importimit të mbeturinave, lëvizja caktoi që në orën 15:00 para Kuvendit të protestohet.

Protesta ka të bëjë për deputetët të cilët, sipas tyre, e kanë zgjatur tepër shumë miratimin e Ligji për importimin e mbeturinave.

“Në nëntor të vitit 2019, nga Qeveria kërkuan të miratohet ligj i ri deri në fund të vitit. Deputetët filluan të merren me këtë problem deri ka fundi i janarit dhe vazhdojnë të arsyetohen që të mos përmbushin kërkesën. Kjo protestë është për to dhe duhet të mbahet derisa ata ndodhen në Kuvend”, shprehen nga kjo lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat