Dërgesë e dyshimtë në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shkup

Shkupi

Dërgesë e dyshimtë në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shkup

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Një zarf me dy epruveta ka arritur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Shkup, ndërsa ky zarf ka qenë i adresuar për një nga të punësuarit.

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje në orën 14:05 në polici, nga Ambasada e Britanisë së Madhe është denoncuar se nëpërmjet postës ka arritur një dërgesë e dyshimtë, e adresuar për një nga të punësuarit i cili s’ka pritur asnjë dërgesë.

Gjatë ndërmarrjes së masave, policën nga Njësia për zbulimin e mjeteve shpërthyese kanë vërtetuar se s’bëhet fjalë për eksploziv, por në dërgesë ka pasur një zarf, në të cilin ka pasur dy epruveta. Sipas njoftimit të policisë, këto epruveta janë dërguar për ekspertizë.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat