Rrëfehen turistët korean që u sulmuan në Shkup, tregojnë si ndodhi ngjarja

Shkupi

Rrëfehen turistët korean që u sulmuan në Shkup, tregojnë si ndodhi ngjarja

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:13
Turisti korean

Turistët korean, të cilët u sulmuan verbalisht nga një person në Shkup, kanë treguar se si ka rrjedhë ngjarja dhe si pamjet e sulmit ndaj tyre u bënë virale në internet.

Një prej turistëve të cilët në Shkup kishin ardhur për mision paqeje, Edi Çoi, për “Vidi Vaka”, tha se ata nuk kanë dashur të nxjerrin problem dhe vendosën ta injorojnë personin, i cili i ngacmoi me fjalët “coronavirus”.

“Përnjëherë një person erdhi para neve, kishte kamerë dhe filloi të bërtasë: Kina, korona. Ne nuk dëshironim të nxjerrim problem dhe vendosëm ta injorojmë. Pastaj ai u largua dhe disa orë më pas u publikua video nga ajo që ndodhi”, tha Edi Çoi.

Ai deklaroi se është befasuar pas publikimit të videove, pasi ka pasur qytetarë që e kanë njohur dhe i kanë kërkuar falje.

“Pas problemit edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe komuna na kontaktoi dhe na kërkoi falje. Reaguan shpejt dhe ishim të kënaqur. Gjithashtu edhe mediat raportuan, gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha ai.

Sulmi me fjalë raciste ndodhi përderisa ata ishin duke pritur për takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup.

Ndërsa theksojmë se ata në Maqedoninë e Veriut ndodheshin për të mbajtur ligjërata për paqe dhe siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat