Trupi i pajetë i një burrit gjendet në ujërat e Liqenit të Ohrit

Shkupi

Trupi i pajetë i një burrit gjendet në ujërat e Liqenit të Ohrit

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një personi të rritur i gjinisë mashkullore pasdite është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të vendit Kaneo në pjesën e vjetër të Qytetit.

Një kalimtar rasti e ka vërejtur trupin, pas së cilës i ka informuar shërbimet, të cilët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.

Hetimi policor do t’i vërtetojë identitetin e personit, si dhe rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat