Shkup, hapet qendër e re për fëmijët me paralizë cerebrale - Bota Sot
Shkup, hapet qendër e re për fëmijët me paralizë cerebrale

Shkupi

Shkup, hapet qendër e re për fëmijët me paralizë cerebrale

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Në Shkup është hapur qendër e re për fëmijët me paralizë cerebrale.

Si pjesë e reformës sociale dhe pëfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta, qendra e re ditore është ndërtuar në kuadër të shkollës fillore “Kiro Gligorov”, me mbështetje të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Komunës Qendër dhe Shoqatës së prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se qendra ditore është 360 metra katrorë. Në të do të mund të trajtohen 30 deri 40 fëmijë.

Ministria i fton të gjithë prindërit që akoma nuk i shfrytëzojnë shërbimet e qendrave për përkujdesje, të aplkojnë për realizimin e të drejtave të tyre në këtë qendër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat