Uji i Patishka Rekës më i pastër në të gjithë Shkupin

Shkupi

Uji i Patishka Rekës më i pastër në të gjithë Shkupin

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:57
Ilustrim

Pastërtia e ujit të pijshëm në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe rrethinë gjithmonë ka qenë temë diskutimi. Një video e publikuar në rrjetet sociale ditëve të fundit ka ngritur shumë polemika në ujin e pijshëm, pikërisht në atë nga Ujësjellësi i Shkupit, i cili në videon e publikuar del më i ndoturi.

Në fakt, parashtrohet pyetja, se cili ujë i pijshëm është më i pastër? Sigurisht se kjo përgjigje ka surprizuar të gjithë, pasi mendja e secilit shkon në drejtim të fshatit Luboten, aty ku shumica e qytetarëve të Shkupit, shkojnë të furnizohen me ujë të pijshëm, duke pretenduar se ai është uji më i pastër dhe që bën mirë për shëndetin. Por në fakt, rezultatet tregojnë ndryshe. Uji më i pastër rezulton të jetë ai nga fshati Patishka Rekë.

Pas Patishka Rekës renditja vijon kështu:

Uji i Patishka Rekës: 14
Uji Rosa: 32
Uji i Lubotenit: 37
Uji Gorska: 68
Uji i Ramës (fshatit Brezë): 81
Ujësjellësi i Shkupit: 239

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat