Rezultuan negative në testin për virusin korona edhe dy të dyshuarit e fundit, shtetas të huaj të cilët në vend qëndronin nga 28 shkurti në Maqedoninë e Veriut.
Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në një hotel në Shkup kishin ardhur nga Gjermania.
Shfaqja e simptomave kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore konfirmoi që rezultatet janë negative.