Për një javë “karoteci” në Shkup ka ngritur 194 automjete

Shkupi

Për një javë “karoteci” në Shkup ka ngritur 194 automjete

Më: 7 mars 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Siç njoftojnë nga Bashkia e Shkupit, gjatë javës që kaloi (28.02 – 05.03) në automjetin e posaçëm janë ngritur 194 automjete nga hapësirat publike.

Nga numri i përgjithshëm i automjeteve, 29 janë hequr nga parkingjet, ndërsa 165 automjetet tjera me urdhër të policisë së komunikacionit pas kundërvajtjeve si: parkimi, në korsi për biçikleta, vend për këmbësorë, trotuare, hapësira e gjelbërë, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit.

Kontrollorët gjatë periudhës së njëjtë kanë gjobitur 311 automjete për shkak të parkimit jo të rreugllat, përkatësisht për mospagim të shërbimit. Prej tyre, 29 janë hequr me karrotecin.

Bashkia e Shkupit dhe ndërmarrja e parkingjeve ju bëjnë apel qytetarëve të ruajnë gjelbëriin dhe hapësirat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat