Drejtori shqiptar i dhuron një buqetë me lule një të pastrehe: 8 Marsi është edhe dita e saj! - Bota Sot
Drejtori shqiptar i dhuron një buqetë me lule një të pastrehe: 8 Marsi është edhe dita e saj!

Shkupi

Drejtori shqiptar i dhuron një buqetë me lule një të pastrehe: 8 Marsi është edhe dita e saj!

Më: 8 mars 2020 Në ora: 18:38
Ardijan Muça

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Me protestë e lule, kjo ditë simbolizon sakrificën dhe forcën e gruas që shpesh iu mohohet në shoqëri.

I veçantë në këtë ditë është edhe postimi i Drejtorit të Ndërmarrjes Parqe dhe Gjelbërime në Shkup, Ardijan Muça.

Ai në faqen zyrtare nuk ka zgjedhur imazhe të gruas së tij apo nënës, por pikërisht të një të pastrehe.

Muça shihet duke ia dhuruar një gruaje të pastrehë një buqetë me lule, e cila ka në krahë një foshnje, derisa ai ka shkruar:

“Mos e paragjyko pse kërkon lëmosh në rrugë, 8 Marsi është dhe dita e saj 
Kam respekt të pafund për gjitha gratë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat