Policia mbyll shtatë lokale në Shkup - Bota Sot
Policia mbyll shtatë lokale në Shkup

Shkupi

Policia mbyll shtatë lokale në Shkup

Më: 16 mars 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup në koordinim me inspektoratin shtetëror të tregut dje pasdite kanë mbyllur shtatë lokale në pjesën veriore të Shkupit.

Siç thonë nga MPB, lokalet të cilët janë mbyllur nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë, në lidhje me masat për parandalimin e coronavirusit.

Nga MPB theksojnë se lokalet do të qëndrojnë të mbyllura deri në masën e cila është sjellë nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, pas përhapjes së coronavirusit, Qeveria vendosi që lokalet, restorantet dhe vendet tjera publike, pas orës 18:00 të mbyllen, ndërsa janë paralajmëruar gjoba të rënda për ata që nuk i respektojnë masat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat