NTP-Shkup, nga ora 09:00 deri në ora 13:00 nuk do të ketë lëvizje të autobusëve

Shkupi

NTP-Shkup, nga ora 09:00 deri në ora 13:00 nuk do të ketë lëvizje të autobusëve

Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:23
NTP-Shkup

Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) Shkup njofton se nga nesër, e enjte (9 prill 2020), dhe çdo ditë pune, transporti publik do të jetë i hapur nga orA 05:00 e mëngjesit deri në 09:00 të mëngjesit dhe nga ora 13:00 deri në orën 16:00 pasdite, domethënë nga 09:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 pasdite nuk do të ketë autobusë.

Nga NTP theksojnë se regjimi i ri i funksionimit të transportit publik është në përputhje me masat dhe udhëzimet e institucioneve kompetente për ballafaqim me përhapjen e coronavirusit.

Autobusët do të drejtohen sipas orarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23, të cilat do të kalojnë në një orar të reduktuar të seksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat