Situatë e tensionuar në Hasanbeg, protestë në orë policore

Shkupi

Situatë e tensionuar në Hasanbeg, protestë në orë policore

Më: 13 prill 2020 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes, policia ka arrestuar tre persona në Hasanbeg të Shkupit, dhe si pasojë e kësaj banorët janë tubuar në lagje duke tentuar për penguar këtë aksion policor.

Sipas burimeve jozyrtare, policia ka arrestuar tre persona të cilët nuk e kanë respektuar orën policore, duke ndërhyrë brenda oborrit të tyre, dhe pastaj e gjithë kjo situatë ka bërë që banorët të dalin dhe të shprehin revoltën.

Kujtojmë që në Maqedoni ora policore fillon nga ora 16:00 deri në ora 05:00.

Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga MPB se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat