Duke e shëtitur qenin e tij, arrestohet nga policia një person në Shkup

Shkupi

Duke e shëtitur qenin e tij, arrestohet nga policia një person në Shkup

Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia me uniformë civile, disa prej tyre në uniforma zyrtare, me dy makina dhe një furgon kanë intervenuar për arrestimin e një personi, i cili ka qenë duke e shëtitur qenin e tij.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për ngjarje në rajonin e Kisella Vodës, gjegjësisht në Crniçe.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihet se bëhet fjalë për person të moshës së re, i cili së bashku me qenin e tij futet në furgonin e policisë dhe dërgohet në stacion policor.

Për këtë arrestim kanë reaguar edhe nga MPB, prej ku thonë se merren të gjitha masat për vërtetimin e ligjshmërisë së veprimit të zyrtarëve policorë,

“Gjatë ditës së nesërme opinioni do të informohet për kontrollet e Departamentit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale dhe do të merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat