Konfiskohen mbi 1 ton drogë në Shkup

Shkupi

Konfiskohen mbi 1 ton drogë në Shkup

Më: 23 prill 2020 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia në Maqedoni mbrëmë ka zhvilluar një aksion anti-drogë ku janë konfiskuar mbi 1 tonë drogë.

Droga është gjetur në një depo në rrethinën e Shkupit, konkretisht në Butel.

Ky aksion është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Kavadar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

“Është privuar nga liria një person, ndaj të cilit do të ngritët padi adekuate në bazë të nenit 215, alineja 1, nga Kodi Penal. Hetimi është në zhvillim e sipër për të zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në tregtinë e paligjshme me marijuanë”, tha Tasevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat