Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës” në Shkup

Shkupi

Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës” në Shkup

Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:07
Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës” në Shkup

Pas reagimeve të shumta në opinion Qyteti i Shkupi ka vendosur disa pllaka betoni për qasje tek pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës”.

Pamjet tregojnë për estetikën dhe hapësirën mes pllakave, se si duhen bërë hapat në mënyrë që të arrihet tek pllaka përkujtimore, në mënyrë që të mund të vendosen lule. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani duke ju falënderuar Qytetit të Shkupit që ka reflektuar edhe përskaj saj se bëhet fjalë për një pronë të privatizuar dhe ka mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur lule te pllaka përkujtimore Nënës Terezë, theksoi se nuk është kënaqur nga ky investim, por shpreson që kjo të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme.

“Fillimisht kur është bërë parku që i ka hequr themelet është joserioze për Qytetin e Shkupit dhe protestat tona që i kemi bërë tek faktori i brendshëm, tek institucionet, tek liderët si te kryetari i Qeverisë, kryetari i Kuvendit, kryetari i shtetit, korri diplomatik, ka rezultuar që ata të reflektojnë në Qytetin e Shkupit…kjo që po e shohim sot nuk është ajo që e kemi kërkuar, por besoj që është një shenjë se do të bëhet diçka. Poqëse neglizhohet kjo dhe manipulohet ky mirëkuptim i joni, ashtu sikur jemi grumbulluar ne do t’i përdorim reagimet tjera edhe institucionale por edhe qytetare”, deklaroi Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat