Nesër do të bëhet dezinsektim ajror në Shkup

Shkupi

Nesër do të bëhet dezinsektim ajror në Shkup

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:11
Ilustrim

Bashkia e Shkupit informon qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e Shkupit, do të bëhet nesër (26 qershor) në orët e para të mëngjesit.

Nëse kushtet klimatike nuk e lejojnë dezinsektimin, i njëjti do të bëhet në terminin e njëjtë të ditës së ardhshme, kur kushtet klimatike do të jenë të përshtatshme.

Bashkia njofton bletarët që në kohë t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat