Policia e Maqedonisë maltreton një të ri në Shkup

Shkupi

Policia e Maqedonisë maltreton një të ri në Shkup

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:06
Policia

Një video në të publikuar nga mediat shihet se si një policë me uniformë godet me shuplak një djalë të ri

Sipas dëshmitarëve okular, incidenti ka ndodhur dje në rrugën “Partizanska” në Karposh 4. Me shumë mundësi, policia ndaloi djalin për kalim në semaforë të kuq me automjetin e tij, por pas kësaj njëri prej policëve e goditi atë, dhe një tjetër e shtyu atë mënjanë dhe sulmoi verbalisht.

Nga MPB për mediat  thonë se videoja iu arriti atyre në mëngjes. Bëhet fjalë për njohjen e punonjësve të policisë, pas së cilës do të pasojnë procedurat e duhura. Sipas tyre, përshtypja fillestare është se polici përdori forcë në mënyrë të panevojshme, por vendimi përfundimtar do të pasojë pasi që të bisedohet me anëtarët e Ministrisë së Brendshme.

Përndryshe, tre policët edhe pse janë në terren vërehet nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat