Shkup, sëmundja “gjuha e kaltër” mbyll tregun e gjedheve

Shkupi

Shkup, sëmundja “gjuha e kaltër” mbyll tregun e gjedheve

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

NPK “Gazi Baba 2007” i njofton blegtorët, tregtarët dhe hotelierët se tregu i gjedheve në vendin Trubarevë sot nuk do të punojë.

Siç kumtoi Komuna e Gazi Babës, shkaku për mbylljen e tregut është paraqitja e sëmundjes “gjuha e kaltër” tek lopët, delet dhe dhitë.

“Në pajtim me rekomandimet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri (AUV) tregjet nuk do të punojnë derisa zgjat kjo gjendje epidemiologjike”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gazi Babës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat