Dënime nga dy mijë euro për shtatë shkupjanë, nuk e kanë respektuar orën policore

Shkupi

Dënime nga dy mijë euro për shtatë shkupjanë, nuk e kanë respektuar orën policore

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Prokuroria Publike ka ngritur procedurë ndaj shtatë qytetarëve nga Shkupi, për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

Prokuroria ka propozuar dënim prej 2 mijë eurove, gjegjësisht 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe të jetë 20 euro – në kundërvlerë të denarit.

Të akuzuarit, në kundërshtim me vendimin për ndalesë të lëvizjes, kanë lëvizur pa leje në disa lokacione në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat