Arrestohen 26 valltare në një objekt në rrugën Tetovë – Shkup

Shkupi

Arrestohen 26 valltare në një objekt në rrugën Tetovë – Shkup

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Nga MPB njoftuan se , më 12/13.09.2020 nga ora 22:30 deri në ora 2, gjatë aksionit policor të SPB – Tetovë, në një objekt në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, janë kapur 26 gra të cilat kanë punuar si valltare, përcjell INA.

Dy valltare kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa 24 të tjerat kanë qenë të huaja, pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina, kjo sipas MPB-së.

“Valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë është gjetur thikë. Pronari i objektit M.A (68) është thirr në stacionin policor në Tetovë”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu në një objekt në fshatin Zherovjan është arrestuar S.A (25) nga Presheva për shkak banimit jo të rregullt dhe në një objekt në Sedllarcë të Epërme është arrestuar G.Q (28) dhe R.O (22) po ashtu për banim jo të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat