Regjistrohet fëmija i parë me COVID-19 në një çerdhe të Shkupit

Shkupi

Regjistrohet fëmija i parë me COVID-19 në një çerdhe të Shkupit

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Është regjistruar rasti i parë me COVID-19 tek çerdhet, pas hapjes së tyre javën e kaluar. Bëhet fjalë për një fëmijë 1 vjeçar në çerdhen “13 nëntori” në Komunën Qendër në Shkup.

Siç bëhet e ditur fëmija ka qenë në çerdhe vetëm ditën e parë të hapjes dhe ka qëndruar në objekt për rreth një orë.

Nga çerdhja kanë bërë të ditur se fëmija më nuk është sjell në përkujdesjen e personelit pasi ishin njoftuar nga prindërit e tij nuk është ndjerë mirë.

Pas testit të kryer, fëmija dhe prindërit e tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shërbimet mjekësore të hënën kanë zhvilluar anketë epidemiologjike me ç’rast është vendosur që fëmijët e tjerë ku ka qëndruar i infektuari dhe punonjëset të vet-izolohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat