Policia vazhdon me aksionin e përforcuar, sanksionohen 513 shoferë në Shkup

Shkupi

Policia vazhdon me aksionin e përforcuar, sanksionohen 513 shoferë në Shkup

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:33
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme (16.09) është vazhduar kontrollet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 513 sanksione, 35 shoferë për vozitje pa leje, 148 shoferë për tejkalim shpejtësie, 39 shoferë për mosregjistrim të automjeteve, 82 motoçiklistë dhe 4 motoçikleta të konfiskuara, 75 sanksione për parkim të parregullt dhe 72 automjete të ngritura nga automjetin ‘Karoteci'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia bëjnë të ditur se po ashtu janë shqiptuar edhe 104 dënime për mospërdorim të maskës mbrojtëse në automjet.

Kontrollet e përforcuara, sipas policisë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ata ju bëjnë thirrje që të respektohen rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat