Arrestohet personi i cili sulmoi mjekun në Klinikën për Toksikologji në Shkup

Shkupi

Arrestohet personi i cili sulmoi mjekun në Klinikën për Toksikologji në Shkup

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 11:47
Foto Ilustrim

Është arrestuar personi i cili dje e sulmoi mjekun kujdestar në Klinikën për Toksikologji.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për një person mashkull 32-vjeçar, ndaj të cilit do të dorëzohet kallëzim adekuat.

“S.I e ka sulmuar mjekun, pasi ai e ka udhëzuar që fëmija i tij duhet të dërgohet tek pediatri”, thonë nga MPB.

Dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e dënoi këtë incident.

“E dënoj ashpër këtë akt, nuk ka arsyetim për dhunë. Për fat të keq, ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. Mjekët shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Të mos harrojmë që këto njerëz kujdesen për më të afërmit tonë dhe shpëtojnë jetë njerëzish. Dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk duhet të jetë. I ftoj institucionet që deri në fund ta hetojnë rastin dhe të sanksionojnë fajtorët”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat