Vazhdojnë kontrollet e përforcuara, gjobiten 272 vozitës në Shkup

Shkupi

Vazhdojnë kontrollet e përforcuara, gjobiten 272 vozitës në Shkup

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 12:09
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.10) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 272 gjoba, të cilat nëntë janë për mospasje të lejes së vozitjes, 89 për tejkalim shpejtësie, 8 për mosregjistrimit të automjetit apo defekte teknike”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se po ashtu janë gjobitur 12 motoçiklistë, 74 vozitës për parkim jo të rregullt dhe 50 auomjete janë ngritur nga automjeti ‘Karoteci’.

Nga policia sqarojnë se gjatë ditës së djeshme janë dënuar edhe 46 persona për mosmbajtje të maskës. Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat