Gati 1.000 raste aktive me COVID-19 në Shkup

Shkupi

Gati 1.000 raste aktive me COVID-19 në Shkup

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 17:58
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Shëndet Publik, në Shkup momentalisht ka 945 raste aktive me coronavirus.

Në katër komuna të Shkupit ka mbi 100 raste aktive, ndërsa Aerodromi është komuna me më së shumti raste 165.

Më pas vijon Komuna Qendër me 157 raste aktive, Karposhi 136, Kisella Voda 108, Gazi Baba 105, Gjorçe Petrovi 70, Çairi 60, Butelli 37, Shuto Orizare 17, Ilindeni 34 dhe Saraj 15.

Komunat me më pak raste aktive janë Studeniçani 6, Haraçina 6, Sopishte 3, Çuçer Sandeva 5, Petroveci 7 dhe Zelenikova 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat