Aleksandar Trajanovski në vend të Ilir Hasanit në Qendrën Urgjente në Shkup

Shkupi

Aleksandar Trajanovski në vend të Ilir Hasanit në Qendrën Urgjente në Shkup

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 11:46
Aleksandar Trajanovski

Ministria e Shëndetësisë informon se në pozitën e drejtorit të Qendrës Urgjente të Qendrës Klinike dhe Universitare “Nënë Tereza”, të cilin post e udhëhiqte mjeku Ilir Hasani para se të emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë, ka emëruar doktorin Aleksandar Trajanovski.

Doktori Trajanovski në postin e drejtorit vjen nga Klinika për sëmundje ortopedike, ku ka qenë i punësuar që nga viti 2011.

Ka diplomuar në vitin 2006, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Specializimin e ka mbaruar në vitin 2012 për ortopedi, ndërkaq në vitin 2019 ka kryer edhe subspecializimin për traumatologji në fakultetin e njëjtë.

Edukim, siç qëndron në biografinë që e kanë dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, doktori Trajanovski ka marrë edhe në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë, Slloveni dhe në spitalin “Axhibadem Stamboll” në Turqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat