Gjobiten 301 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 301 shoferë në Shkup

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Policia gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

Siç njoftojnë nga MPB, në Shkup gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 301 gjoba. Prej tyre 13 persona janë që kanë vozitur pa leje vozitje,1228 për tejkalim shpejtësie, 26 automjete për mosregjistrim apo probleme teknike dhe 80 gjoba për parkim jo të rregullt.

Nga policia sqarojnë se kontrollet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat