Shkup, sanksionhen 437 persona për shkelje të rregullave në komunikacion

Shkupi

Shkup, sanksionhen 437 persona për shkelje të rregullave në komunikacion

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 11:34
Foto Ilustrim

Si pjesë e kontrolleve të intensifikuara të Ministrisë së Brendshme në fushën e komunikacionit, gjatë ditë së djeshme janë sanksionuar 437 persona në territorin e qytetit të Shkupit.

“Sipas Ministrisë së Brendshme, janë sanksionuar 50 persona të cilët nuk kanë pasur patentë shoferi, për tejkalim të shpejtësisë janë sanksionuar 140 shkelje, 40 automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara, tetë motorë, 79 masa për parkim të paligjshëm, 48 vetura janë larguar me merimangë dhe 59 gjoba u shqiptuan për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Nga Ministria e Brendshme u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion për një siguri më të madhe të komunikacionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat