Qyteti i Shkupit: Në vijim është thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve

Shkupi

Qyteti i Shkupit: Në vijim është thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se në vijim është thirrja publike për ndarjen e subvencioneve të amvisërive dhe subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për zvogëlimin e pasojave nga ndotja e ajrit.

Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të harxhimeve të amvisërive dhe subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, në neto vlerë prej më së shumti deri 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të parashtrojnë kërkesa persona fizikë dhe juridikë, vendbanimi i të cilëve, respektivisht selia është në rajonin e Qytetit të Shkupit. Gjatë viteve të kaluara subvencioni ishte me vlerë deri 1.000 denarë, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqe të pastruara nga 1 janari të vitit 2020, ndërsa Thirrja publike zgjat prëfundimisht me 30 nëntorin e vitit 2020, ndërsa do të realizohet sipas parimit ‘i pari i ardhur, i pari i shërbyer’, respektivisht deri në realizimin e mjeteve të parapara për këtë dedikim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020”, thonë autoritetet e Qytetit.

Këtë vit, Qyteti i Shkupit ka paraparë dy milionë denarë për këtë masë, ose mjete për rreth 1660 subvencione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat