Seanca e caktuar për nesër për “TNT” anulohet për më 4 nëntor

Shkupi

Seanca e caktuar për nesër për “TNT” anulohet për më 4 nëntor

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:26
foto ilustrim

Seanca kryesore për lëndën “TNT” e planifikuar për nesër është shtyrë për më 4 nëntor për shkak të vendimit për izolimin në shtëpi të njërit prej të pandehurve në këtë rast, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.

“Në Gjykatë është dorëzuar njoftim nga i pandehuri M.J., sipas të cilit, me vendim të autoriteteve shëndetësore, ai është ngarkuar me izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin KOVID-19”, thuhet në kumtesë.

Për shkak të kësaj, Gjykata e shtyn seancën e nesërme për lëndën “TNT” dhe e cakton vazhdimin e radhës për më 4 nëntor në ora 10:00 të mëngjesit.

Rasti “TNT” i referohet shembjes së kompleksit “Kosmos” të investitorit Fiat Canovski.

Për veprën janë akuzuar disa njerëz, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjykohet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat